Emisionet e mëngjesit shpeshherë janë edhe arenë rrëfimi nga qytetarët që përgjigjen në telefon për të shprehur problemet dhe kërkesat deri tek dëgjuesit tjerë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Por, thirrja e një qytetari në emisioni ”Përshëndetje Maqedoni” në televizionin Kanal 5 është bërë hit në internet pasi moderatorja e ”sugjeronte” qytetarin që mos shpërndajë energji negative në eter.
”Nuk dua të ju dëgjoj hallet tuaja. Mos thirrni nëse keni probleme. Mos ju’a merrni kohën tjerëve” tha moderatorja.
Shikuesit tjerë, thirrën në telefon dhe i thanë moderatores se i irriton sjellja e saj. Përgjigjja e saj ishte epike ”Nëse nuk doni të më dëgjoni, ndërrojeni kanalin”
Moderatorja në fjalë, Jelena Spenxharska tani më është suspenduar nga kjo shtëpi mediatike. /Telegrafi/