Një person pas një mosmarrëveshje në mes tyre, i ka shkaktuar lëndime trupore me thikë kolegut të tij të punës, njofton Policia e Kosovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje 48 orë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, mbrëmjen e djeshme. /Telegrafi/