Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull rreth parkimit të veturës kishe tentuar që ta sulmojë fizikisht atë me një mjet të fortë (sëpatë).
I dyshuari siç njofton policia, është parandaluar nga disa kalimtarë të rastit.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.