Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas një zënke të mëhershme ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë viktimën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mustafë Kokaj” në Gjilan, derisa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKU për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.