Site icon Telegrafi

E sulmon gruan në korridorin e hotelit, menaxheri ndërhyn duke e përplasur për tokë burrin e dhunshëm (Video, +16)

Menaxheri i një hoteli një Spanjë ka bërë një gjest për të cilin është duartrokitur nga masa, për faktin se kishte ndërhyrë për ta ndalur një pushues nga Britania i cili ishte i dhunshëm me gruan e tij.

Kamerat e sigurisë shfaqin menaxherin Max Weinbinder, i cili përplas për tokë burrin që po rrihte gruan në korridorin e hotelit. Ai në fakt në fillim i pranon dy grushta në sulmuesi, por më pas i kundërpërgjigjet duke e përplasur për tokë, transmeton Telegrafi.

Weinbinder që është menaxher i hotelit me katër yje Carema në Fornells në veri të qytetit Menorca, është detyruar ta mbajë në tokë agresorin derisa në vendin e ngjarjes u shfaq policia.

Ndërkaq mediat lokale raportojnë se gruaja nuk ka ngritur padi kundër burrit, edhe pse shihet në video duke e sulmuar. /Telegrafi/

Exit mobile version