Telegrafi

E sulmoi të dashurën nga Prilepi, arrestohet një person në Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

SPB Tetovë informon se me datë 18.07.2022 në ora 08:20 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin M.A (29) nga Bogovina e Tetovës.

Ai është kapur gjatë një sulmi fizik ndaj të dashurës së tij 26-vjeçare nga Prilepi, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë.

“I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.