Site icon Telegrafi

E sulmoi duke i hedhur acid në sy yllit të Brentfordit – gruaja dënohet me 18 vjet burgim

Një grua e moshës 36-vjeçare është dënuar me 18 vjet burgim pas një sulmi të tmerrshëm ndaj sulmuesit të Brentfordit, Yoanne Wissa dhe përpjekjes për ta rrëmbyer fëmijën e tij. 

Ky incident ka ndodhur më 1 korrik të vitit 2021, gjatë kohës sa Wissa ishte pjesë e Lorient në Francë. 

Kjo grua, raportohet se u motivua nga dëshira që kishte për të pretenduar se ka një fëmijë, dhe u përpoq ta rrëmbente vajzën e Wissas në shtëpinë e tij duke i hedhur lojtarit acid në fytyrë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda. 

Wissa iu nënshtrua një operacioni urgjent në sy si rezultat i këtij sulmi. Kjo grua gjithashtu kishte sulmuar një grua tjetër me acid një ditë më vonë. 

Ajo u arrestua eventualisht më 3 korrik të 2021 dhe fillimisht kishte mohuar akuzat që ishte pjesë e këtyre krimeve. 

Gruaja në fjalë kishte rrëfyer se kishte dëgjuar ‘zëra nga brenda’ që nga vitet e saj si adoleshente. 

Kjo grua u ballafaqua me dënimin e mundshëm me burgim të përjetshëm, por në fund iu dha një dënim prej 18 vitesh. 

Exit mobile version