“Boksierët tanë bashkë me selektorin, Xhevdet Peci dhe gjyqtarin, Latif Demolli na përfaqësuan shkëlqyeshëm në Kampionatin Botërorë. Boksierët tanë treguan ndeshje të mira duke i treguar botës së boksi kosovar po rikthehet aty ku ishte me gjeneratën e artë. Gjithashtu i treguam edhe shteteve për rreth që boksi kosovar dita-ditës po shkëlqen në arenën ndërkombëtare duke lënë prapa shumë shtete të rajonit dhe të botës”, u shpreh Selimi.
Edhe gjyqtari, Latif Demolli, i cili ishte pjesë e delegacionit në botëror ka pasur vetëm fjalë të mira për paraqitjen e boksierëve. “Ne si delegacion kemi treguar një pjekuri dhe i treguam botës se ne kemi boksierë të rangut botëror. Ne morëm pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror dhe jemi shumë të kënaqur me atë se çfarë treguan boksierët tanë. Ne jemi duke shkuar me hapa të sigurt dhe për jam i bindur se në vitet në vazhdim do të arrijmë shumë”, deklaroi Demolli.
E trajneri i Përfaqësuese së Kosovës, Xhevdet Peci e ka cilësuar pjesëmarrjen në kampionatin e Kazakistanit si shumë të suksesshëm.
“Sa i përket boksierëve, jam shumë i lumtur kur dihet se kemi marrë pjesë për herë të parë në botëror. Unë me plot kuptimin e fjalës them se këta djelmosha dita-ditës janë duke u përmirësuar dhe me punë më të madhe me siguri se në garat e ardhshme do të marrin medalje. Është një ekip mjaft i ri dhe shumë i mirë dhe mendojë që rezultatet nuk do të mungojnë, vetëm duhet më shumë punë”, theksoi Peci. Edhe boksierët Liridon Zeriqi, Arian Gashi dhe Armend Xhoxhaj janë shprehur të lumtur me pjesëmarrjen në botëror. /Tribuna/Telegrafi/