Futbollistët e Barcelonës sot nisin përgatitjet për sezonin e ri.
Junior Pau Prim, i cili u ftua nga Xavi për testim, ishte i pari që u shfaq në qendrën stërvitore Joan Gamper.
Me të mbërritur, Primi u ndje në siklet sepse rojet e sigurisë nuk donin ta linin të futej brenda.
Prima ishte i pranishëm tek hyrja me nënën e tij, por ai nuk u njoh në hyrje, ndaj futbollisti i ri duhej të kontaktonte klubin që rojet e sigurisë ta lejonin të hynte në kamp, raporton AS.
Fotoreporterët e mbledhur ua shpjeguan rojeve të sigurisë se Prim është lojtar i Barcelonës dhe se kishte ftesë nga trajneri Xavi Hernandez për t’u paraqitur në stërvitjet parasezonale.
Ata nuk donin ta dëgjonin, ndaj prisnin informacione nga klubi, i cili më në fund i konfirmoi se 17 vjeçari është pjesë e klubit. /Telegrafi/