Telegrafi

E sigurtë: iPhone 6S dhe 6S Plus vijnë më 9 shtator

Raporti i fundit nga Mackerkopf ka bërë të ditur se ka marrë informata nga dy operatorët kryesor mobil në Gjermani, sipas të cilëve modelet e reja të iPhone nga Apple do të lansohen më 18 shtator.

Apple pritet t’i prezantojë iPhone-ët e ri më 9 shtator, ndërkohë që pritet se para-porositë për pajisjet e reja të fillojnë më 11 shtator.

Përvec kësaj, Apple pritet të prezantojë edhe produkte tjera të reja si Apple TV, iPad Mini dhe iPad Pro, edhepse për këtë të fundit nuk është ende asgjë e sigurtë. (Telegrafi)