Telegrafi

E si të mungonte reagimi i Pique: Spitalet të jenë gati pas nëntë muajsh

Foto: Getty Images

Gerard Pique i ka paralajmëruar spitalet e Barcelonës që të jenë të përgatitura pas nëntë muajsh, sepse shumë çifte në qytet këtë mbrëmje do të bëjnë dashuri.

Blaugranët bënë rikthimin më të madh në histori duke eliminuar Paris Saint-Germainin nga Liga e Kampionëve dhe duke u kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Katalunasit kishin humbur me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë në Parc de Princes, ndërsa fituan me rezultat 6-1 në Camp Nou.

Dhe spanjolli që nuk heziton të flasë haptas, beson se pas këtij triumfi të çmendur, qyteti i Barcelonës duhet që të presë shumë foshnje pas nëntë muajsh, pasi çiftet do ta festojnë këtë mbrëmje historike duke bërë dashuri.

“Spitalet duhet të angazhojnë më shumë infermiere në nëntë muajt e ardhshëm, sepse sonte do të ketë shumë dashuri”, ka deklaruar Pique. /Telegrafi/