Një burrë ishte me fat për të shpëtuar i gjallë pasi u shty në rrugë në një vend ku ecnin veturat.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, viktima është parë duke “fluturuar”, pasi u shty nga prapa, duke iu shmangur ngushtësisht goditjes nga veturat.
Viktima tha se ai u shtri për tokë nga sulmuesi i tij, në orën 8 të mëngjesit më 23 korrik të këtij viti.
Një nga dëshmitarët mori një pamje të të dyshuarit, të cilat janë publikuar nga Policia e Qytetit të Londrës.
Detektivi Constable Duff tha: “Ne do të dëshironim të flasim me këdo që dëshmoi këtë incident në korrik ose që mund ta njohë burrin në fotografi. Veprimet e të menduarit të shpejtë të shoferit të taksisë padyshim e penguan këtë incident që do të kishte pasoja shumë më të rënda për viktimën”. /Telegrafi/