Besart Berisha ia ka pa sherrin një zënke të vogël me gjyqtarin në ndeshjen e kaluar mes skuadrës së tij Melbourne Victory dhe Adelaide United.
Berisha në këtë sfidë shënoi një gol të bukur me kokë, por gjatë pjesës së dytë u ndëshkua edhe me karton të verdhë pas një përleshje me lojtarët kundërshtarë.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës gjatë një momenti e shtyu me duar gjyqtarin anësorë dhe kjo i kushtoi.
Ka qenë shtëpia më e madhe e futbollit në Australi, Federata Australiane e Futbollit (FAF), e cila e ka dënuar Berishën.
Pas shikimit të ndeshjes, është konstatuar që Berisha ka bërë një gjest jo sportiv derisa e ka shtyrë gjyqtarin me duar.
Kësisoj ylli kosovar është dënuar me dy ndeshje mos lojë nga FAF dhe do të jetë mungesë e madhe për Melbourne Victory të cilët nuk e kanë nisur mirë edicionin në Australi.
Berisha ka kërkuar falje për gjestin dhe ka kërkuar falje ashtu si edhe Melbourne Victory.
32-vjeçari nuk do të jetë në fushë në ndeshjet ndaj Central Coast Marines dhe Western Sydney Wanderers.
Në rast se ylli prishtinas e përsërit gabimin e bërë ndaj gjyqtarit në të ardhmen, atëherë dënimi do të dyfishohet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2nopUxZYzCI
https://www.youtube.com/watch?v=5aMGO_6yXRk