Telegrafi

E shtyu djaloshin që mbledh topa në fushë, vjen vendimi i federatës angleze për Lenon

Portieri i Fulham, Bernd Leno pritet t’i shpëtojë ndëshkimit nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi u kap nga kamerat duke shtyrë djaloshin që mbledh topa rreth fushës gjatë humbjes 3-0 ndaj Bournemouth.

Portieri 31 vjeçar vendosi dorën e tij të majtë mbi djalin ndërsa ai nxitoi të merrte topin për një rinisje të lojës gjatë pjesës së dytë në Vitality Stadium.

Ai më vonë i kërkoi falje djalit dhe gjyqtari Tim Robinson ndërhyri pas incidentit për të udhëzuar që të gjithë djemtë që mbledhin topa të largoheshin nga fusha.

Lexo po ashtu Bernd Leno shkakton skandal në Ligën Premier me veprimin ndaj djaloshit që mbledh topa në fushën e Bournemouthit

Pikëpamja e federatës angleze në raste të tilla është se për shkak se zyrtarët e ndeshjes e trajtuan atë gjatë lojës, nuk duhet të ndërmerren veprime retrospektive.

Leno kishte marrë tashmë një karton të verdhë për përpjekjen për të vonuar Dominic Solanke nga gjuajtja e penalltisë. /Telegrafi/