Site icon Telegrafi

E shtyp qëllimisht me traktor qenin, ngritet padi ndaj shoferit – shokohet opinioni në Bosnje me këtë veprim

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, ku shihet se si një person i panjohur e shkel me traktor një qen në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Rashlev në afërsi të Graçanicës, ndërsa qenin që e shkelën hiq më pak se tri rrota në mes të trupit është gjallë dhe aktualisht po trajtohet në klinikën e një veterinari në Graçanicë.

E ndaj kryesit të kësaj vepre është ngritur padi, kurse pamjet e këtij momenti rrëqethës kanë shokuar opinionin në Bosnje.

“Për fat të mirë qeni është gjallë dhe gjendet në një klinikë veterinere. Do të njoftojmë gjykatën dhe kundër kryesit të veprës do të ngritët padi”, kanë bërë të ditur zyrtar të policisë të Graçanicës për portalin Klix.ba.

Në video shihet se si qeni ik para traktorit, kurse personi që e nget e rrit shpejtësinë dhe me qëllim e shtyp kafshën. Pas këtij momenti ai është larguar sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, e qeni mbetet i shtrirë në rrugë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=u6sc912u744&feature=emb_title

 

Exit mobile version