Telegrafi

E shtrirë në spital, Semi Jaupaj i qëndron afër mikes së ngushtë Bora Zemanit: Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë

Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Bora Zemani, momentalisht ndodhet në spital.

Kjo është bërë e ditur nga miqtë e ngushtë të yllit të “Përputhen”, derisa duket se i është nënshtruar një ndërhyrje të cilën e ka kaluar me sukses.

Ka qenë Semi, tashmë e njohur si banore e Big Brother VIP, ajo e cila ka ndarë një fotografi në InstaStory nga vizita që ia ka bërë mikes.

Bora Zemani (Foto: Instagram)

“Në të mirë e në të keq. Gjithmonë bashkë”, shkruhet sipër postimit që shfaqen duart e mikeshave të ngushta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bora Zemani

Personazhi televiziv, që numëron afro një milion ndjekës në Instagram, ka njoftuar se ka anuluar festën e ditëlindjes së djalit, meqë aktualisht është në spital.

Bora Zemani (Foto: Instagram)

Ajo mesa shihet është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera.

Semi në anën tjetër është shoqe e ngushtë e Zemanit, me të cilën njihet prej afro 15 vitesh. /Telegrafi/

Semi Jaupaj (Foto: Instagram)