Gjuajta e gjyles tregon se agjërimi për këtë ditë përfundoi. Kjo mënyrë e njoftimit të kohës së iftarit është përdorur është përdorur qindra vjet më parë, ndërsa tani është rikthyer në fshatin Kamjan në Tetovë.
Predha nuk dëmton, por zhurma dëgjohet deri në 10 kilometra. Rrushit Imanit thotë se topi është donacion nga fshatarët, ndërsa shpreson se tradita do të trashëgohet edhe më tej.
“Para dy javësh një bashkëfshatar i yni Kalosh Bajrami, me punë në Sarajevë, sepse atje është traditë gjuajtja me gjyle në Ramazan, ai e siguroi një dhe për ne është në risi që të behët çelja e iftarit me top, me hedhje të gjyles”, tha Rushit Ismani, aktivist.
Krahas kësaj, fshati me shumë gjasa do të fillojë të ketë më shumë turistë. Kjo për shkak kanë zbuluar 8 ujëvara.
“Në lumin e Kamjanit ne s’e kemi ditur se kemi ujëvara, dikush më herët na ka thënë se ka ujëvara po jo se janë tetë, pasi mbaruam punimet tek pushimoret, me shokët e kaluam shtratin e lumit dhe nuk pamë dy po tetë dhe në vitin 2021 morëm një iniciativë që t’i hapim ujëvarat, dhe momentin parë që i kemi kontrolluar pamë diçka që s’i kishim parë askund. Vazhduam deri tek ujëvara e tetë, tani për 40 ditë punë i kemi hapur ujëvarat dhe kemi pasur turistë që s’e dinim as ne nga vijnë, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, por dhe nga Amerika kemi pasur”, Mahir Rexhepi, aktivsit.
Gjithçka që është bërë ka qenë me vetiniciativë të banorëve, ndërsa deri më tani nuk kanë fituar asnjë mbështetje nga autoritetet publike që të mund të promovohet turizmi malor./TV21/