Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se përleshjet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë një burim shqetësimi serioz. Ai u bëri thirrje palëve të ndalojnë veprimet ushtarake.
Tensionet u ndezën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të dielën për shkak të përplasjeve ku Jaraveni tha se forcat azerbajxhane granatuan rajonin e Nagorni-Karabakut, ndërsa në anën tjetër Baku i akuzoi forcat armene për bombardimet që kryen ndaj tyre tek pozicionet ushtarake dhe civile
Në një mesazh të publikuar në llogarinë personale të Twitterit, Michel tha se lajmet për përleshje në Malësinë e Karabakut shkaktojnë shqetësim serioz, transmeton Telegrafi.
Reports of hostilities from the Nagorno-Karabakh conflict zone are of most serious concern.
Military action must stop, as a matter of urgency, to prevent a further escalation.
An immediate return to negotiations, without preconditions, is the only way forward.
— Charles Michel (@eucopresident) September 27, 2020
Michel njoftoi se për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve është e nevojshme që fillimisht të ndalen veprimet ushtarake dhe se rruga e vetme për zgjidhje është rikthimi në bisedime pa parakushte.
Regjioni i shkëputur i Nagorni-Karabakut konfirmoi se 16 ushtarë e saj u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në përleshjet me forcat e Azerbajxhanit.
Të dyja vendet kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth shkëputjes së rajonit etnik armenë Nagorni-Karabaku nga Azerbajxhani, i cili e deklaroi pavarësinë gjatë një konflikti i cili shpërtheu gjatë kohës kur Bashkimi Sovjektik kolapsoi në vitin 1991. /Telegrafi/
Worrying escalation in #NagornoKarabakh undermining regional stability
EU calls for immediate cessation of hostilities, de-escalation & strict observance of ceasefire. Return to negotiations under auspices of @OSCE Minsk Group co-chairs urgently neededhttps://t.co/U0i8QYiOTk
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 27, 2020