Telegrafi

E shqetëson telefonata nga shkolla e djalit të saj, nuk ndalonte së qeshuri kur e kuptoi arsyen (Foto)

Ladye Hobson nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, ka pranuar një telefonatë nga shkolla e të birit derisa ishte në punë.

Si të gjithë prindërit që e dinë mirë, u shqetësua tej mase, nga frika se fëmijës saj ka mundur t’i ketë ndodhur ndonjë fatkeqësi, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë, djali saj nuk ishte as në telashe, e as i sëmurë.

Ketri i ngordhur në çantë

Asaj i treguan se të birit i gjetën në çantë një ketër të ngordhur, të cilën thoshte se donte ta përgatiste për darkë.

“Nuk mund të ndaloja së qeshuri, kur më thanë nëse vërtet unë përgadis ketra si ushqim”, ka thënë Hobson.

Ketrin e ngordhur që e kishte gjetur në kopshtin e shkollës, e kanë gjuajtur në kontejneri, pasi t’ia kenë larguar librat dhe fletoret. /Telegrafi/