Telegrafi

E shqelmon derën e qelisë, polici amerikan rrah brutalisht femrën e prangosur – zyrtari policor shkarkohet

Kamera e sigurisë e vendosur brenda një qelie burgu si dhe në uniformën e policisë amerikane, ka filmuar momentin kur një zyrtar policor e godet pamëshirshëm në fytyrë një femër të prangosur që po qante brenda qelisë dhe po e shqelmonte derën.

Rreshteri Jason Lawton shihet duke e goditur 35-vjeçaren Amy Connelly, edhe pse ajo i kishte duart e lidhura me pranga prapa shpinës. E gjitha ndodhi vetëm pse ajo goditi me shqelma derën e qelisë që po mbahej në paraburgim, transmeton Telegrafi.

Lawton fillimisht e kishte urdhëruar të dyshuarën që të mos e “shqelmon” derën, dhe në një moment kishte humbur durimin dhe ishte futur brenda qelisë duke e përplasur për muri dhe grushtuar në fytyrë.

Ajo ishte arrestuar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar një burrë të cilit ia kishte shqyer bluzën në qytetin St Albans në Vermont.

Por pasi që pamjet u publikuan rreshteri është përjashtuar nga departamenti i policisë në St Albans dhe tani mund të dënohet. /Telegrafi/