Telegrafi

E shqelmoi shishen drejt bankës së kundërshtarëve, Guardiolas i vije keq dhe bëhet viral me reagimin e tij

Manchester City ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Leeds United me rezultat 1-3.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga City, por Pep Guardiola nuk është asnjëherë i kënaqur dhe ndodh nganjëherë që e tradhtojnë nervat.

Ishte minuta e 83-të e ndeshjes, ku një reagim jo mirë i menduar i Pep Guardiolas është bërë viral në rrjetet sociale.

Trajneri spanjoll kishte shqelmuar një shishe me ujë, por pa dashjen e tij ajo shkoi në bankën e Leeds United.

Me të parë gjestin që bëri, Pep ka kapur kokën me dy duar dhe ka vrapuar drejt bankës së vendasve duke i kërkuar falje për gjestin e bërë.

Gjithsesi banka e vendasve e kuptoi se ishte pa dashje dhe gjithçka shkoi mirë.

Por video në fjalë dhe reagimi epik i Guardiolas është bërë viral tanimë në rrjetet sociale. /Telegrafi/