Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bregun e lumit Vardar në Shkup.
Një grua është hudhur nga “Ura e Gurit” në lumin Vardar, ku dy burra që ishin në afërsi menjëherë reaguan dhe e shpëtuan, ndërsa më pas filluan ta rrahin dhe t’i bërtasin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe ambulanca. Ndërsa nga MPB thonë se tek ata është paraqitur rasti dhe se më vonë do të dalin me detaje.
Akoma nuk dihen arsyet e hudhjes së gruas në lum dhe më pas cilat kanë qenë arsyet që ajo është goditur nga personat që e kanë shpëtuar./Telegrafi/