Site icon Telegrafi

E shpëtoi topi: Notoi prej Malit të Zi në Shqipëri

Valët e mëdha e morën me vete dhe e dërguan larg bregut. Pasi më nuk mund ta prekte tokën me këmbë, Dusani i cili nuk dinte as not, u kap pas një topi plazhi. Me të gjitha fuqitë përpiqej të kthehej në breg, por nuk po ia arrinte qëllimit. Duke u mbajtur vetëm për topin valët e detit e dërguan deri në ujërat territoriale të Shqipërisë.

Studentin e dërmuar nga lodhja e shpëtuan nga vdekja e sigurt dy peshkatarë malazezë, shkruan gazeta e Malit të Zi “Pobjeda”.

Exit mobile version