Site icon Telegrafi

A e shpëlani furçën e dhëmbëve vetëm me ujë pas larjes? Ju nuk jeni të vetëdijshëm se sa gabim po bëni

Shpëlarja e shpejtë me ujë pas përdorimit të furçës së dhëmbëve nuk e ruan pastërtinë siç duhet

Gjurmët e pastës së dhëmbëve dhe baktereve nga goja dhe duart mund të gjenden në furçën e dhëmbëve dhe nëse furça e dhëmbëve qëndron e ekspozuar në ajrin e hapur të banjës në një gjendje të tillë, do të bie në kontakt me grimcat e ajrit, të cilat mund të përmbajnë baktere të tjera të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse dentistët këshillojnë pastrimin e plotë të furçës së dhëmbëve, gjë që kërkon pak më shumë përpjekje sesa shpëlarja e thjeshtë me ujë të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, në vend të ujit të ftohtë, furça e dhëmbëve duhet të shpëlahet mirë me ujë të nxehtë, sepse temperatura më e lartë e ujit do të largojë më mirë bakteret.

Pas një shpëlarjeje të tillë, koka e furçës së dhëmbëve duhet të zhytet në një gotë me gargarë antibakteriale dhe të lihet ashtu e zhytur për të paktën dy minuta.

Në fund, furça e dhëmbëve duhet të laget me peroksid hidrogjeni të freskët prej 3%, pas së cilës do të krijohen flluska të vogla mbi të.

Pas përdorimit të peroksidit të hidrogjenit, furça e dhëmbëve duhet të kalohet përmes një vrushkulli uji të ftohtë, në mënyrë që të pastrohet mirë dhe të jetë gati për përdorim të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version