Site icon Telegrafi

E shpallura në kërkim i shkruan policisë: Fotografia është e shëmtuar, përdorni këtë (Foto)

Policia publikoi fotografinë e saj duke e shpallur në kërkim, ndërsa ajo replikon në rrjetet sociale, duke u kërkuar autoriteteve që të përdorin një fotografi më të mirë të saj.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Sidnei të Australisë, ku Amy Sharp, 18 vjeçe, arriti të arratisej nga burgu i Surry Hills më 19 gusht.

Rreth një javë më pas, policia publikoi lajmërimin dhe fotografinë, në mënyrë që të kishin informacione për të arratisurën. I njëjti njoftim u publikua në faqen e Facebook të “7 News”, rrjet social në Sidney.

Mes komenteve të shumta siç raporton noa.al, ishte dhe ai i Amy, ku shkruante, “Mund të përdorni këtë fotografi, ju lutem dhe faleminderit.

Sinqerisht e juaja, Amy Sharp”. Komenti i saj mori mbi 60 mijë pëlqime, për shkak të sensit të humorit të të arratisurës.

Por për fatin e keq të vajzës momenti i lavdisë zgjati fare pak, pasi ajo u kap pas 48 orësh në një park të qytetit.

Exit mobile version