Një pensionist, u përball me një ngjarje të pazakontë, pasi mjekët e urgjencës e konfirmuan atë të vdekur dhe e vendosën në një çese – derisa një person e vuri re se diçka po lëvizte tek çesja.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Raimundo Nonato Santana da Silva, 71-vjeç, ra nga biçikleta e tij pasi u sëmur papritur derisa udhëtonte për në treg në qytetin brazilian të Araguaina.
Kur mjekët e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes, ata e shpallën të vdekur.
Raimundo u vendos më pas në një çantë trupi para se të largoheshin ndihmësit për urgjencë. Policia më pas e mori përsipër monitorimin, derisa erdhën mjekët, por më pas ndodhi diçka e çuditshme.
Një reporter që po e mbulonte incidentin paprtimas e vuri re se çanta po lëvizte shumë pak.
Pamjet e xhiruara nga Giovanni Pereira në fakt kapin një lëvizje delikate.
“Kur arrita, çesja ishte tashmë e mbyllur”, tha ai, për ta parë videon klikoni këtu.
“Policët e hapën atë dhe pashë që dilte ajri nga cepi i gojës së tij. Kam kryer CPR mbi të për 10 minuta, për ta ndihmuar atë”, u shpreh Pereira.
Mjekët për urgjencë u thirrën përsëri në vendin e ngjarjes dhe ata e çuan burrin të gjallë në spital. Gjendja e tij aktuale nuk është zbuluar.
Që atëherë është bërë e ditur se profesionistët mjekësore kanë kryer CPR tek burri kur ata arritën për here të parë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/