Telegrafi

E shndërrojnë autobusin e vjetër në një shtëpi (Foto)

Në mars të këtij viti, një ëndërrimtar i quajtur Patrick e kishte blerë një autobus të shkollës të vitit 1990, dhe e kishte vozitur atë deri në Vegas tek shtëpia e prindërve të tij.

Ai pastaj kishte filluar të punojë në të me babanë e tij për ta konvertuar atë në një shtëpi të vogël të mahnitshme, përcjell lajmi.net.

Ai pastaj kishte udhëtuar me të përgjatë 30 shteteve, dhe i ka shpërndarë fotografitë e tij në Imgur.

Ai gjithashtu ka treguar se çfarë ndjenje e mirë është të udhëtosh me një bus-shtëpi dhe e ka quajtur rrugëtimin e tij si një udhëtim të lirisë dhe aventurës.

Më poshtë, ju sjellim për ju fotografitë të cilat ai i ka postuar në Imgur.