Mediat e huaja raportuan se Blake Lively dhe Justin Baldoni janë përleshur në xhirimet e “It Ends With Us” pasi ai u tregua i vrazhdë me të.
Ai ka realizuar edhe regjinë e këtij filmi.
Premiera u mbajt të hënën në Manhattan dhe ata iu shmangën njëri-tjetrit. Burimi tha se Justin krijoi një atmosferë jashtëzakonisht të tensionuar në xhirime.
Një tjetër burim tha se ai e ofendoi në mënyrë të përsëritur Blake, duke bërë që ajo të ndihej e pakëndshme me mënyrën se si dukej trupi i saj pas lindjes.
“Nuk është vetëm Blake. Asnjë nga anëtarët e kastit nuk e ka pëlqyer punën me Justin… Ata sigurisht që nuk folën me të në premierë”, shtoi ai.
Megjithatë, miqtë e Justin pohojnë se ai kurrë nuk do ta bënte të ndihej keq me dashje ekipin me të cilin punon.
Asnjë nga aktorët ende nuk është deklaruar zyrtarisht lidhur me këto akuza.
Blake mbërriti në premierë me bashkëshortin e saj, artistin Ryan Reynolds.
Ajo ishte në humor të mirë, por nuk pozoi me Justin, kjo është arsyeja pse shumë besojnë se pretendimet për një sherr janë të vërteta. /Telegrafi/