Site icon Telegrafi

E shkëlqyera dhe e kaltra për mbrëmje

Si bazë mund të përdorësh pudrën e lëngët që të arrish ten ngjyrë porcelani. Mirëpo, mundesh edhe me ngjyrë t’i plotësosh përreth syve vetëm sa për ta plotësuar variantin ditor.

Ngjyra e kaltër është neutrale dhe atë mund ta përdorin edhe femrat sygështenjë edhe ato sygjelbër, posaçërisht nëse zgjedhin kombinimin e ngjyrave të kaltra siç janë kombinuar këtu, këshillon Telegrafi.

Me laps ngjyrë të theksuar të kaltër bëri rreth syve një vijë të trashë, pastaj plotëso kapakun me ngjyrë të kaltër e cila ka pigmente ngjyrë trëndafili dhe, mbi të gjitha, hijesim të shkëlqyeshëm që të arrihet kontrasti dhe të theksohet thellësia e ngjyrës së kaltër.

Qit pak më shumë grim në pjesët e hapura të lëkurës së fytyrës dhe të trupit dhe shkëlqe në mbrëmjet e magjishme dimërore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version