Sistemi start-stop funksionon thjesht. Kur ndaloni dhe e nxirrni ndërruesin nga shpejtësia, ky sistem fiket motorin, dhe sapo shtypni pedalin për ta futur “në të parën” ndez motorin.
Kjo ndalon konsumin e karburantit kur vetura qëndron në vend. Me sa duket, në këtë mënyrë ju mund të kurseni 3 deri në 10 për qind të karburantit, transmeton Telegrafi.
Situata nuk është e thjeshtë. Do të përshkruajmë në cilat situata sistemi start-stop nuk do të funksionojë. Mund të ketë dallime të mëdha midis veturave të ndryshme.
Drejtuesit janë më të shqetësuar për mundësinë e prishjeve për shkak të ndezjes dhe ndalimit të shpeshtë të motorit.
Një ndezje e ftohtë është një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhë një motori.
Në të njëjtën kohë, starteri duhet të ndezë motorin në vend të 5 herë në ditë, p.sh. 100 herë në ditë, për të mos përmendur baterinë që duhet të sigurojë fuqi të mjaftueshme për këtë numër nisjesh të motorit. /Telegrafi/