Siç duket më mirë është të përpiqeni të jetoni pa sytjena apo jelekë.
Përveç nëse keni hipotiroide, mbipeshë apo probleme tjera mjekësore, arsyeja se përse keni dhimbje të shpinës mund të jetë vënia e sytjenave. Kjo është dëshmuar nga një studim 5 vjeçar dhe tregon se jelekët janë shkaktarët e dhimbjes së shpinës.
Sipas studimit, sytjenat bëjnë që shpatullat të bien më poshtë. Prandaj, njëjtë sikurse që gratë në kampionate të kërcimit me litar mund të jetojnë pa këtë rrobë të “nevojshme”, njëjtë mundeni edhe ju.
Fillimisht përpiquni që të paktën gjatë vikendeve të mos vishni fare dhe filloni ushtrime të lehta fizike. Kjo është e vështirë në fillim, por me kohën do të mësoheni.
Ushtrime të mira për shpinë janë pompat, ushtrimet plank, zgjatjet e shpinës, joga etj. /Telegrafi/