Site icon Telegrafi

E shëroi KANCERIN në fazën e KATËRT! Ajo tregon se si e arriti këtë (Video)

Në vitin 2011, Candice Marie Fox, asokohe 28 vjeçe, ishte diagnostikuar me kancer tiroid. Ajo kishte provuar operimin dhe rrezatimin, por gjendja e saj veç ishte keqësuar dhe kanceri ishte shpërndarë në fazën e katërt.

Pastaj, ajo kishte vendosur të bëj një ndryshim radikal dietik (që kryesisht përmban fruta), gjë e cila do t’ia ndryshonte asaj jetën përgjithmonë. Shkurtimisht, dieta e saj përmbante vetëm konsumimin e tre ananaseve në ditë, duke i kombinuar me kiwi, limon, grejpfrut, papaja dhe banane. Sot, Candice ndjehet jashtëzakonisht e shëndetshme pas mposhtjes së kancerit në fazën e katërt për vetëm gjashtë muaj, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj periudhe të vështirë për të, por periudhë e vështirë edhe për familjarët dhe shoqërinë e saj, ajo kishte filluar të bashkëpunonte me ekspertët e kësaj fushe që besonin se proteinat e kafshëve i ushqejnë qelizat kanceroze.

Ata i kishin thënë asaj se nëse do të hante mish, trupi i saj do ta shpenzonte tërë energjinë për ta tretur mishin, në vend se ta përdorte energjinë për të luftuar kancerin. Veç kësaj, ajo gjithashtu kishte vendosur të ndalonte pirjen e duhanit dhe kishte ndaluar përdorimin e kozmetikave dhe produkteve për pastrim.

“Stresi, kimikalet dhe produktet e kafshëve e ushqejnë kancerin, prandaj i kisha hequr qafe ato”, tregon ajo.

Pas vetëm gjashtë muajve, doktorët e kishin konfirmuar se ajo kishte arritur ta mposhtë krejtësisht kancerin.

https://www.youtube.com/watch?v=zOM7-XnO-Ik

Ky është një version më i gjatë ku ajo tregon më hollësisht për përvojat e saja, jetën personale, dietën super anti-kanceroze dhe shumë e shumë të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version