Telegrafi

E shënoi golin të parin te Barcelona – Riqui Puig e quan ‘surreal’ golin e tij me kokë

Është e çuditshme kur e mendoni se si një lojtar i gjatë 1.69 metra si Riqui Puig mund të shënojë me kokë.

Por, talenti i skuadrës katalunase e arriti këtë gjë në fitoren 2-0 ndaj Elches në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Ishte minuta e 89-të kur Puig shënoi me kokë në portën e skuadrës kundërshtare, derisa nuk kishte besuar se mund të bënte një gjë të tillë.

“Ishte diçka surreale të shënoja me kokë”, ka thënë spanjolli pas ndeshjes me Elchen.

“Nuk mendoj se e ka bërë këtë gjë që kur luaja për grupmoshat U16. Nuk kam shënuar edhe aq shumë atje, mirëpo nuk e mendoja që tani të shënoja me kokë”.

“Kam kaluar një kohë të vështirë, pasi nuk jam mësuar të luaj kaq pak. Por, tani jam duke u forcuar më shumë”.

“Jam shumë i lumtur me lojën që po bëjmë dhe shpresoj që të ndihmoj sa më shumë skuadrën”, ka shtuar më tej Puig.

Mesfushori deri më tani në këtë edicion ka luajtur vetëm dhjetë në të gjitha garat për Barcelonën. /Telegrafi/