Site icon Telegrafi

E shëndoshë dhe e gjatë, disenjatorët e ofendonin: Tani e tërë industria e modës lufton për vëmendjen e saj!

Motra më e vogël nga klani Kardashian, Khloe Kardashian, gjithmonë ka qenë cak i kritikëve anonimë në rrjetet shoqërore, të cilët konsideronin që ka peshë të tepërt dhe prandaj bënin shaka të pamatura në llogari të saj, por aspak më të butë nuk kanë qenë as stilistët me të cilët punonte.

Pesha trupore e yllit televiziv shpesh ndryshonte. Sipas asaj që thoshte vetë ajo, gjatë dy viteve i ka humbur 20 kilogramë dhe rregullisht shkon në palestër për të ruajtur linjën e saj të skalitur trupore.

Kloen e shkathët adhuruesit e saj e quajnë “mbretëreshë e vetëbesimit”, sepse gjithmonë i përballon mirë kritikat, transmeton Telegrafi.

Në intervistën për Harper’s Bazaar ka pranuar që njerëzit ndaj saj nuk kanë qëndrim të njëjtë që kur i ka humbur kilogramët e tepërt.

“Industria e modës dhe njerëzit në përgjithësi ndryshe më shikojnë tani kur jam dobësuar. Në xhirime nuk kam pasur zgjedhje të shumta të rrobave. I gjithë shikimi ishte i drejtuar tek Kourtney dhe Kimi, ndërkaq unë për stilistët kam qenë dikush që i krijon “punë të tepërta” dhe nuk kanë parë asgjë në madhësinë time. Dhe nuk kam qenë diçka tepër e madhe”, thotë Khloe.

Sot po ata njerëz e thërrasin dhe sërish i ofrojnë shërbimet e tyre, mirëpo pranimi i ofertave Khloit as që i shkon ndër mend dhe për ta ka një porosi të qartë: “Nuk kam ndër mend të shpërblej sjelljen tuaj të keqe”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version