Përbërësit:
▪ 1,5 gotë miell
▪ një lugë e vogël sodë buke
▪ kripë sa mund të kapësh me një gisht
▪ 3 lugë kakao
▪ një gotë sheqer
▪ një lugë e vogël uthull
▪ një lugë e vogël ekstrakt vanilje
▪ 5 lugë vaj
▪ 1 gotë ujë
▪ 200 g çokollatë
Përgatitja:
Në tepsi për pjekje përzieni të gjithë përbërësit e thatë.
Shtoni uthullën, vajin, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes, të gjitha përzieni mirë.
Piqni në furrë të ngrohur në 180 gradë rreth 35 minuta.
Gjatë kësaj kohe shkrini çokollatën me pak vaj dhe me të lyeni tortën e pjekur.
Sipas dëshirës, zbukurojeni me pemë të freskëta. /Telegrafi/