Site icon Telegrafi

BE e SHBA mirëpresin rifillimin e dialogut për reformën në drjtësi

Pak përpara nisjes së mbledhjes të Komisionit të Posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, delegacioni i Bashkimit Europian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara publikuan një deklaratë të përbashkët.

“Mirëpresim rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi“, thuhet në fillim të deklaratës.

BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91 për qind të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa.

Në fund të deklaratës theksohet se “të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje”. /TCh/Telegrafi/

Exit mobile version