Site icon Telegrafi

E shantazhuan se do t’i publikonin një video incizim intim, arrestohen dy persona në Prishtinë

Një femër dhe një mashkull janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin shantazhuar viktimën mashkull me publikimin e një v video incizimi intim.

“Të dyshuarit përmes telefonit i kanë kërkuar një shumë prej 10 000 (dhjetëmijë) € viktimës. Pas hetimeve, njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarit, te cilët janë arrestuar dhe intervistuar ne prezencën e avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit, të njëjtit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version