Telegrafi

E shantazhon me publikim të bisedave intime në Facebook

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka shantazhuar viktimën duke i kërkuar para, në të kundërtën do t’i publikojë disa biseda intime të cilat i kishte bërë përmes rrjetit social Facebook.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Malishevë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.