Telegrafi

E shantazhojnë një femër me publikimin e videos intime, ia kërkojnë 500 euro

Dy persona janë arrestuar pasi kanë shantazhuar një femër se nëse nuk iu jep 500 euro do t’i publikohet një incizim intim i saj.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30, në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/