Telegrafi

E shajnë gruan me nevoja të veçanta, u kërkoi t’ia lironin ulësen në tren (Foto)

..GettyImages-450772547.jpg

Paula Peters nga Londra, e cila vuan nga sëmundja e eshtrave, i ka kërkuar një çifti të ri që t’ia lirojnë karrigen në tren, që është e dedikuar për njerëz me nevoja të veçanta.

Por, ata e kanë cilësuar si përfituese dhe e kanë sharë me fjalë banale, duke refuzuar që të ngrihen për t’i ja liruar ulësen, transmeton Telegrafi.

Megjithëse 45-vjeçarja ishte me mbajtësen metalike me rrotë, e cila i ndihmon të mbahet dhe të lëvizë, ata udhëtarët e paedukatë se kanë qarë kokën dhe kanë ndenjur ulur.

“Si ta dimë ne që je sëmurë. Ik dhe mos u mundo të na mashtrosh”, ka shkruar gruaja përbri fotografisë së çiftit, që e ka postuar në Facebook.

Madje, ajo i ka përshkruar edhe fjalët poshtëruese, mirëpo nuk po i përshkrujmë këtu, sepse janë shumë të rënda dhe jo morale. /Telegrafi/