Site icon Telegrafi

E ruajti librin komik 71 vjet dhe e shiti për 500.000 dollarë

Të enjten në ankand ai e shiti këtë ‘strip’ për 500.000 dollarë. Irwin i tha portalit ABC se e kishte blerë ‘stripin’ në Sacramento në Kaliforni dhe prej fëmijërisë e kishte mbajtur me vete.

“Është e pabesueshme që i njëjti person që e kishte blerë librin komik para 70 vjetësh edhe po e shiste”, tha Ed Jaster nga shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions”, duke shtuar se kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.

Blerësi dëshiroi të mbetej anonim, ndërsa e bleu nëpërmjet telefonit. Heritage, të njëjtin ‘strip’ por të ruajtur më mirë, e shiti në fillim të këtij viti për më shumë se një milion dollarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version