Incidenti ka ndodhur në një rrugë të Londrës në një orë të ditës me shumë trafik dhe ishte xhiruar nga kamera, që gjendej në helmetën e gruas, që po ngiste biciletën.
Gruaja, që thuhet të jetë rreth moshës 40 vjeçare, kaloi një këmbësor, i cili po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, transmeton Koha.net. Derisa ajo vazhdoi të ngiste biçikletën, këmbësori e ndoqi atë nga pas duke i bërtitur e duke e sharë.
Më pas këmbësori e shtynë atë nga biçikleta dhe ajo bie ne tokë.
Gruaja arriti të ngrihej dhe të hiqte biçikletën e saj nga rruga. Ajo nuk kishte kërkuar trajtim mjekësor, por ishte shprehur shumë e nervozuar nga ky veprim.
Policia e Londrës ka lutur qytetarët e saj të ndihmojnë në identifikimin e këtij burri, në rastin të cilin janë duke e hetuar.