Edhe një hit tjetër mode i Mbretëreshës Letizia
Gjithnjë e më shumë njerëz po kthehet në vendet e veta të punës, andaj është koha e duhur të mendojmë për veshjet ideale për të shkuar në zyrë.
Idenë e shkëlqyeshme na ka dhënë Mbretëresha Letizia, e cila, edhe kësaj here, ka treguar që është damë me shumë stil.
Ka shëtitur e veshur me fustanin sikur të krijuar për raste afariste, ndërkaq ky dezen kurrë nuk do të dalë nga moda, transmeton Telegrafi.
Rripi rreth beli ka theksuar edhe më shumë figurën e saj të hollë.
Leticia këtë herë ka vendosur të mbathë këpucë salloni…, mirëpo ky fustan dukshëm kishte shkuar edhe në kombinim me çizme me taka të rrafshëta apo espadrila.
/Telegrafi/