Telegrafi

E rrallë: Retë krijojnë hartën e Kosovës në qiell (Foto)

Një pamje që mund të sajohet vetëm në imagjinatë, dje është kapur në Pejë.

Koha.net ka publikuar një fotografi të siguruar nga një lexues, e cila paraqet qartë hartën e Kosovës në qiell.

Retë në qiell dhe fshehja e diellit pas tyre, kanë bërë që forma e reve të duket shumë qartë. Me përjashtim të pjesës Jugore të Kosovës, harta duket pothuajse ideale në drejtimet tjera.