Site icon Telegrafi

E rrallë: Motrat binjake bëhen nëna në të njëjtën ditë (Foto)

Motrat binjake nga New Jersey kanë lindur djem në të njëjtën ditë, me një diferencë vetëm disa disaorëshe dhe një dhomë larg njëra-tjetrës.

Dy motrat 32-vjeçare Danielle Grant dhe Kim Abraham nuk e kishin planifikuar shtatzëninë në të njëjtën kohë, por përfunduan të lindnin në të njëjtën datë, më 22 prill.

Kur të dyja u nisën të vendosnin datën e lindjes, u detyruan të zgjidhnin të njëjtën ditë dhe kështu sollën në jetë dy djem, Aaron dhe Roman, më pak se tri orë diferencë nga njëri-tjetri shkruan Huffingtonpost.com, përcjell bw.

Shanset e motrave binjake që lindin në të njëjtën ditë raportohen nga një profesor matematike në Brookdale Community College dhe janë afërsisht 8 në 100 000 raste, por fakti që Grant dhe Abraham kishin të dyja djem, atëherë ato janë 4 në 100 000 raste.

“Çdo njeri që e ka dëgjuar rastin ka thënë ‘nuk ka mundësi!’” – tha Abraham për Asbury Park Press. “Edhe infermieret që vinin për shërbim thoshin: Duhet të takojmë binjakët”.

Motrat, që kanë lindur me një minutë diferencë nga njëra-tjetra, thanë se çdo gjë ka qenë rastësi (përveç datës së vizitës).

Exit mobile version