Telegrafi

E rrallë – Mesfushori shqiptar futet në fushë dhe shënon pas disa sekondash (Video)

Fortuna Dusseldorf ka mposhtur Armenia Bielfeldin me rezultat të thellë 4-0.

Mesfushori shqiptar që luan për Fortunan, Arianit Ferati, ka shënuar gol në këtë takim.

Por goli i tij doli të jetë i veçantë pasi ai u fut në fushë në minutën e 66-të, ndërsa shënoi pas vetëm disa sekondash.

Rezultati ishte 2-0 dhe ai shënoi golin e tretë dhe të qetësisë për skuadrën e tij.

Ndeshja u mbyll 4-0 dhe kjo fitore e ngjitë Fortunan në vendin e shtatë me 16 pikë.

Ferati kishte luajtur sezonin e shkuar në Bundesliga me Stuttgartin.  /Telegrafi/