Fortuna Dusseldorf ka mposhtur Armenia Bielfeldin me rezultat të thellë 4-0.
Mesfushori shqiptar që luan për Fortunan, Arianit Ferati, ka shënuar gol në këtë takim.
Por goli i tij doli të jetë i veçantë pasi ai u fut në fushë në minutën e 66-të, ndërsa shënoi pas vetëm disa sekondash.
Rezultati ishte 2-0 dhe ai shënoi golin e tretë dhe të qetësisë për skuadrën e tij.
Ndeshja u mbyll 4-0 dhe kjo fitore e ngjitë Fortunan në vendin e shtatë me 16 pikë.
Ferati kishte luajtur sezonin e shkuar në Bundesliga me Stuttgartin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EW3s4iK4pMQ