Site icon Telegrafi

E rrallë, mesfushori çek bie nga biçikleta dhe si pasojë e lëndimit humbet Euro 2024

Mesfushori i Republikës Çeke, Michal Sadilek, është përjashtuar nga Kampionati Evropian ‘Euro 2024’ pasi ka rënë nga biçikleta duke e lënduar kështu këmbën.

25-vjeçari i cili luan për klubin holandez Twente, ishte kapiten i ekipit të Ivan Hasek që të premten fituan me rezultat të thellë 7-1 ndaj Maltës duke luajtur 90 minuta të plota.

Ish-mesfushori i PSV Eindhoven ka luajtur 24 ndeshje për shtetin e tij dhe ka luajtur pesë ndeshje për Republikën Çeke në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

Në një komunikatë të dielën, Federata e Futbollit të Çekisë, konfirmoi se Sadilek do të humbasë këtë garë për shkak të një lëndim në këmbë pas rënies nga biçikleta.

“Është një goditje e madhe për ne, sepse Michal është njëri nga lojtarët tonë më me përvojë. Nuk ishte rastësi që ai e mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Maltës”, ka thënë përzgjedhësi i Çekisë, Ivan Hasek.

Republika Çeke do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut nesër (10 qershor) në “testin” e fundit para fillimit të Euro 2024.

Kampanjën e tyre në Euro 2024 çekët do ta nisin ndaj Portugalisë më datë 18 qershor para se të luajnë ndaj Gjeorgjisë katër ditë më vonë dhe ndeshjen e fundit të fazës së grupeve do ta luajnë ndaj Turqisë më datë 22 qershor./Telegrafi/

Exit mobile version