Site icon Telegrafi

E rrallë, Kuba kërkon ndihmë prej SHBA-së

Qeveria kubane ka bërë një kërkesë të rrallë për ndihmë urgjente për administratën e presidentit amerikan, Joe Biden pasi Uragani Ian la pa energji të gjithë ishullin prej 11 milionë banorësh.

Uragani Ian shkatërroi vendin ishull të martën – duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke shkatërruar të korrat.

Kubanët organizuan protesta anti-qeveritare për ndërprerjen e energjisë elektrike, e cila rriti shqetësimet për mungesën e ushqimit, karburantit dhe ilaçeve, shkruan reuters.

Uashingtoni vlerëson se nëse administrata amerikane ofron ndihmë, autoritetet kubane do t’i japin përparësi spitaleve, objekteve të pompimit të ujit, kanalizimeve dhe infrastrukturës tjetër kryesore, raportoi Wall Street Journal, duke cituar një rishikim të komunikimeve me email.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi raportin, as ambasada kubane në Uashington.

Biden ka premtuar të punojë përsëri me Kubën pas vitesh tensioni midis Havanës dhe Uashingtonit.

Ndryshe, shtypja e Kubës ndaj protestave masive korrikun e kaluar rezultoi në sanksione kundër zyrtarëve kubanë. /Telegrafi/

Exit mobile version