Telegrafi

E rrallë: Kinezja me bri në kokë (Video)

E gjitha ka filluar para tetë vitesh kur në kokë i është paraqitur një nishan i zi, në vendin ku sot është rritur briri.

Më pas ka filluar kruarja dhe familja kishe filluar ta trajtojë me një ilaç bimor popullor, dhe meqë nuk kishte ndonjë efekt anësor ata vazhduan ta përdornin pa shqetësime.

Por para dy vitesh nishani ishte hapur dhe një bri i vogël filloi të rritej nga lëkura.

Djali i së moshuarës thotë se e dërgoi nënën në spital dhe mjekët nuk arritën t’i japin një diagnozë.

Brenda gjashtë muajsh, briri në kokën e kinezes u bë më i madh dhe mjaft i dukshëm.

Duke folur për gjendjen e saj, Liang thotë se për momentin vetëm po jep dhimbje: “Ndonjëherë më dhemb aq shumë sa kur jam duke fjetur më zgjon nga gjumi”.

Tani që është rritur, briri duket tamam si ai i kafshëve, nga ngjyra dhe nga forma.

Mjekët kanë deklaruar se struktura mund të largohet me anë të operacionit, por kjo varet nga gjendja psiqike dhe fizike e pacientes.

Por bazuar në faktin se është rritur në mënyrë aq të shpejtë, mjekët shqetësohen edhe se ai mund të jetë kanceroz.

Edhe pse kjo gjendje është e rrallë, nuk është hera e parë që një gjë e tillë është raportuar.

Në vitin 2010 një grua kineze 101 vjeçare është raportuar se e ka një bri “djalli” duke u rritur në kokën e saj dhe nuk bëhet e ditur nëse ka marrë ndonjë trajtim.